Harta e re territoriale me 46 bashki do të miratohet në parlament në datën 8 tetor.
Kuvendi ka përcaktuar kalendarin e miratimit të reformës territoriale sipas të cilit diskutimi i hartës nis tek Komisioni i Ligjeve të mërkurën dhe në datën 8 tetor në seancë plenare.
Harta e propozuar nga socialistët parashikon shkrirjen e 15 bashkive; Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.
Kjo hartë është kundërshtuar nga opozita por edhe nga shumica e banorëve që jetojnë ne bashkitë që shkrihen.






