Lista zyrtare e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League është publikuar. Trajneri Rolando Maran ka grumbulluar 29 futbollistë për katër sfidat ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos. Në listë ka dy debutues: mesfushori Sabah Kerjota dhe mbrojtësi Samuele Sina. Ndërkohë, rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla, ndërsa pjesë e skuadrës është sërish edhe portieri Etrit Berisha.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Maran shpjegoi se lënia jashtë e Brojës dhe Bajramit lidhet me gjendjen e tyre aktuale dhe se dera e Kombëtares mbetet e hapur.
“Sa i përket Brojës e Bajramit, vlerësova kushtet e përgjithshme, momentin, nuk është derë që mbyllet. Kam folur me ta, në këtë moment kam bërë zgjedhje të ndryshme, janë zgjedhje të diktuara nga momenti dhe kaq”, vijoi Maran.
Në skuadër rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Një tjetër rikthim është ai i portierit Etrit Berisha. Maran tha se në përzgjedhjen e tij ka ndikuar edhe dëmtimi i Thomas Strakoshës, por theksoi se Berisha do të ishte grumbulluar edhe nëse ky i fundit do të ishte i gatshëm.
“Unë e vlerësoj mes portierëve më të aftë të Shqipërisë, nëse do ishte Strakosha, do vinte gjithsesi. Do vinte gjithsesi e do zgjidhja kush është më mirë, kam shumë besim te potenciali i tij”, tha Maran.
Kombëtarja nis grumbullimin të hënën, më 21 shtator, në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të përgatitet për përballjet me Bjellorusinë, Finlandën dhe dy takimet ndaj San Marinos.






