Kryeministri Edi Rama prezantoi PasqyraAlbania, një pasqyrë e re ku administrata do të shohë vetveten dhe as halli i qytetarit nuk do të humbasë më në sirtarët e saj, as shkaktarët e vonesave nuk do të fshihen dot më pas murit të burokracisë.
Rama tha se çdo ankesë do ndiqet me transparencë nga qytetarët, të cilët do e gjurmojnë hap pas hapi problemin e tij.
“Për të adresuar një çështje kyçe, që është humbja e ankesës në oqeanin e burokracisë dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh që transformojnë marrëdhënien duke e vendosur shtetin në sytë e qytetarit. Do ta kthejmë çdo hall, çdo ankesë, në pako DHL dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës që ku ndodhet. Kjo, nga një anë do i japë mundësi çdo qytetari të shohë statusin e pakos së vet dhe administratës të shohë në kohë reale ku ngec çdo ankesë. Dhënia e përgjigjes në kohë është një detyrim që duhet ta mbajmë parësor në këtë marrëdhënie, theksoi ai.






