Ballina Kronike Bënë simbolin e shqiponjës dhe “tërbuan” të moshuarën në Malin e Zi,...

Bënë simbolin e shqiponjës dhe “tërbuan” të moshuarën në Malin e Zi, 4 gjimnazistët nga Durrësi kalojnë natën në polici

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në qytetin e Kotorit, pas një incidenti të ndodhur gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi. Nxënësit, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Ata janë konfliktuar me një grua të moshuar vendase, e cila i ka pyetur se nga vinin.

Në përgjigje, gjimnazistët kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kanë qeshur. Në atë moment, e moshuara ka qëlluar me shpulla njërin prej nxënësve dhe situata është përshkallëzuar.

Më pas, gruaja ka njoftuar policinë, duke pretenduar se ishte provokuar nga gjimnazistët. Pas ndërhyrjes, katër nxënësit janë shoqëruar në polici, ku i kanë kaluar orët e natës.

Pranë tyre ka qenë edhe një mësuese si shoqëruese, e cila ka shkuar në polici për t’u gjendur pranë nxënësve. Pas lirimit, atyre u është kërkuar që të mos përsërisin më gjeste me simbolet kombëtare.

Në lidhje me incidentin mbrëmjen e kaluar është vënë në dijeni nga DRAP Durrës dhe Ministria e Arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks