Ballina Politike “Shteti vonon, por nuk harron”, Rama fton studentët në dialog: Unë kur...

“Shteti vonon, por nuk harron”, Rama fton studentët në dialog: Unë kur isha lider i opozitës i kam shkruar letër kundërshtarit tim

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve për dialog, duke deklaruar se është i gatshëm të dëgjojë kërkesat e tyre dhe për të diskutuar se çfarë mund të bëjë qeveria më mirë për ta dhe për Shqipërinë.

Rama:

“Unë gjuhën e forcës, dhunës, imponimit, nuk e njoh. Civilizimin europian nuk e negocioj me askënd. Kur isha pedagog i ri, u rebelova ndaj një regjimi sepse doja liri dhe jo imponim. Dialog të lirë dhe jo dhunë qorre. Mbi bazën e atij vendimi, studentët u ulën në dialog. E ulën në dialog presidentin komunist dhe mori jetë pluralizmi komunist.

Kur isha lider i opozitës, i kam shkruar letër kundërshtarit tim politik që dialogun e di ulje.

Edhe në protestën e vitit 2018 u deshën disa javë të niste dialogu, sepse disa pedagogë bënin këtë punë që bëjnë sot: s’ka dialog, plotësoni pikat tona. O bëj si themi ne, o ne do të djegim dynjanë. Kështu nuk ka. Ejani të ulemi ku të doni dhe kur të doni, për atë që mendoni se unë duhet të bëj më mirë për ju dhe për Shqipërinë.

Mos e hani më teorinë hilqare që jua përsërisin ata të keqkuptuarit mes jush se, me demek, unë nuk i dëgjova në protestë paqësore. Unë i dëgjova më shumë se askush tjetër, sepse i kisha çdo natë poshtë dritares. Por kryefjala e tyre është si e ditës së parë: nuk ka dialog, jep dorëheqjen. Por vizion nuk shquajta dot.

Pakti i Universitetit nuk është një postim në TikTok apo Instagram. Është marrëveshja jonë me universitetin dhe studentët e vitit 2018, falë të cilëve po përfitoni edhe ju.

Nëse doni edhe ju, si ata, të lini gjurmë, bujrum. Jam në dispozicion.

Lajm i mirë për ju, që vjen nga ekonomia e rritur: të gjithë studentëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike, bursa u shtohet me 15.000 mijë lekë.

E fundit për sot, e lidhur me studentët. Në ditët në vijim do të hapim një dritare digjitale për dialog. Të gjithë ata që duan të dialogojnë me mua, por kanë frikë. Frikë në 2027. Frikë, kur nga ana tjetër pretendon se mund të marrësh me dhunë Shqipërinë. Për të gjithë ata që kanë frikë nga dhunuesit online, do të jetë kjo faqe për të më shërbyer mua dhe kolegëve të mi për të dëgjuar sa më shumë nga studentët

Shteti vonon, por nuk harron.

Unë nuk jam influencer, kam detyrë të udhëheq Shqipërinë drejt objektivit historik, tryezës së BE-së. Prandaj nuk ndalem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks