Të gjithë drejtorët pa përjashtim në nivel qarku, të të gjitha drejtorive duhet të japin dorëheqjen. Ky ka qënë ultimatumi i drejtuesit politik të qarkut Shkodër, ministrit Enea Karakaçi gjatë një mbledhje që ka zhvilluar me të gjithë drejtorët ne nivel qarku në selinë e partisë Socialiste Shkodër. Ai ka qënë i prerë në këtë porosi, për t’ju ritheksuar se dorëheqja nuk është me dëshirë, por duhet paraqitur sipas porosisë së dhënë nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhje kanë qënë të pranishëm të gjithë drejtorët socialist dhe ato të aleatit PSD, ndërsa ra në sy mungesa e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, në këtë mbledhje ku pjesë e saj ishin edhe deputetët e qarkut. Një pjesë e tyre sipas burimeve të newspower.al e kanë dhënë dorëheqjen që dje, ndërsa të tjerët që kanë rezistuar, duhet ta bëjnë fakt të kryer brenda ditës së hënë. Pas kësaj faze do të mbetet për tu parë kriteri dhe forma se si do të zgjidhin çështjen e emërimeve të reja në këto poste, ministrat e linjës në bashkëpunim me strukturat në nivel qarku.






