Ballina Aktualitet “Rozafa Tower” s’ndalet as në sezon: IKMT i jep dy ditë “leje”...

“Rozafa Tower” s’ndalet as në sezon: IKMT i jep dy ditë “leje” për të mos rrëshqitur gropa

Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Qarku Shkodër, ka marrë masa për garantimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026. Në kuadër të kontrolleve në terren, IKMT ka konstatuar vijimin e punimeve në kantierin e identifikuar si “Rozafa Tower”, në qytetin e Shkodrës. Pas inspektimit, është vlerësuar se faza aktuale e punimeve, nëse ndërpritet pa u kryer ndërhyrja e nevojshme, mund të krijojë rrezik për rrëshqitjen e gropës së hapur në kantier. Për këtë arsye, IKMT ka autorizuar vijimin e kufizuar të punimeve për një periudhë dyditore, në orare të përshtatshme, me qëllim minimizimin e ndikimit në zonën përreth dhe eliminimin e rrezikut.

Gjatë këtyre dy ditëve, punimet do të jenë nën monitorimin e IKMT-së dhe do të kufizohen vetëm në ndërhyrjet e domosdoshme për stabilizimin dhe sigurimin e gropës së ndërtimit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme për stabilizimin e zonës, çdo punim i mëtejshëm në objekt do të ndërpritet, në respektim të përcaktimeve në fuqi për pezullimin e punimeve gjatë sezonit turistik. IKMT Shkodër thekson se masat janë marrë në kuadër të zbatimit rigoroz të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe në vijim të angazhimit të Bashkisë Shkodër për respektimin e tij në territorin e bashkisë.

 

Njoftimi:

Deklaratë e DRIKMT Shkodēr
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit Qarku Shkodër ka marrë masat për garantimin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.618, datë 30.07.2026 “Për pezullimin e punimeve te ndërtimit dhe të aktiviteteve të lidhur me to ne zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026” edhe në vijim të angazhimit të shprehur dhe vendosmërisë së Bashkisë Shkodër për respektimin rigoroz të këtij vendimi në territorin e saj.
Në kuadër të kontrolleve në terren, IKMT ka konstatuar vijim punimesh në kantierin e identifikuar si ‘Rozafa Tower’ në qytetin e Shkodrës.
Pas inspektimit në terren, është vlerësuar se faza aktuale e punimeve në këtë objekt, në mungesë të ndërhyrjes krijon rrezik me pasojë të mundshme rrëshqitjeje të gropës së hapur. Në këtë situatë, IKMT ka autorizuar vijim të kufizuar të punimeve për një periudhë dy ditore në orare të përshtatshme për minimizimin e efekteve në zonë si pasojë.
Punimet në objekt gjatë këtyre dy ditëve do të jenë nën monitorim të IKMT-së dhe do të bëhen vetëm për stabilizimin e sigurimin e gropës, duke shmangur rrezikun dhe siguruar kantierin.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve të domosdoshme për stabilizimin e zonës, punimet e mëtejshme do të ndërpriten në respektim të përcaktimeve në fuqi për pezullimin e tyre gjatë sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks