Ballina Aktualitet Qarku Shkodër dhuron botime për shoqatën e të përndjekurve politik /“Shkodra në...

Qarku Shkodër dhuron botime për shoqatën e të përndjekurve politik /“Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës komuniste 1945–1953”, synon të ruajë kujtesën historike

Kryetarja e Qarkut Shkodër Marina Duhani i ka dhuruar Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Dega Shkodër, një sasi ekzemplarësh të botimit historik të institucionit me titull “Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës komuniste 1945–1953”. Librat iu dorëzuan personalisht nënkryetarit të shoqatës, z. Filip Guraziu, figurë e njohur e jetës qytetare shkodrane. Ky botim dokumenton një nga periudhat më të dhimbshme të historisë së Shkodrës, duke sjellë dëshmi dhe fakte mbi vendosjen e regjimit komunist, pasojat e tij në jetën e qytetarëve dhe vuajtjet e një pjese të madhe të shoqërisë shkodrane. Përmes kësaj nisme, Qarku Shkodër synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike, duke i dhënë rëndësinë e duhur dokumentimit të së kaluarës dhe njohjes së saj nga brezat e rinj tha Duhani në fjalën e saj. Gjatë takimit, Kryetarja e Qarkut Duhani dhe n/kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Guraziu ndanë qëndrimin mbi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të moslënies në harresë të një prej kapitujve më të vështirë të historisë sonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks