Takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve ka nisur me diskutime. Si fillim është folur mbi dokumentin ‘Besa’, nga ku të pranishmit në mbledhjen që po mbahet në Pogradec kanë dhënë sugjerimet e tyre. Burimet citojnë që Rama të ketë folur për rolin që duhet të marrë gjithsecili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal. Pra, ka kërkuar mendime nga të pranishmit se si të përmirësohet kjo marrëdhënie ministër-drejtuesi politik-deputet dhe drejtor. Takimi ka nisur që prej orës 11:30 të ditën së sotme, dhe zhvillohet në një moment kur socialistët po përgatiten për nisjen e sezonit të ri politik dhe konsolidimin e prioriteteve për vijimin e mandatit të katërt qeverisës. Axhenda dyditore do të vijojë nesër me mbledhjen e ministrave, ku pritet të bëhet bilanci i punës së dikastereve për periudhën janar–gusht 2026 dhe të përcaktohen prioritetet e qeverisë për muajt e ardhshëm.






