Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku paraprakisht dy persona (babe e bir) kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, një telefonatë ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ku është njoftuar për ngjarjen e rëndë.
Autoritetet po përpiqen të mbledhin më shumë informacion për rrethanat e ngjarjes. Terreni i vështirë, distanca prej më shumë se katër orësh nga Shkodra, si dhe mungesa e valëve telefonike në zonë, e vështirësojnë komunikimin dhe ndërhyrjen e shpejtë.
Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje nga Policia e Shkodrës lidhur me ngjarjen, viktimat dhe të plagosurin.






