Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me projektet e prezantuara gjatë vitit 2023, të cilat, sipas tij, ende nuk janë konkretizuar në terren.
Çylybyli ngre pikëpyetje mbi realizimin e disa prej projekteve të premtuara për qytetin dhe zonën e Shkodrës, duke përmendur urën Velipojë–Ulqin, terminalin e autobusëve, rrugën Shkodër–Milot, fushat sportive, urën dhe parkun e Bexhistenit, si dhe infrastrukturën rrugore të qytetit.
Statusi Ardit Çylybyli:
Erdhi prapë fushata në Shkodër!
Po projektet 3D të vitit 2023 ku mbetën? Në kompjuter, në sirtar apo në arkivin e premtimeve elektorale?
Na premtuan një Shkodër të transformuar, me ura, parqe, hapësira publike e projekte madhështore. Por në realitet, qyteti vazhdon të presë.
Ku mbeti realizimi i urës Velipojë -Ulqin ? Po terminali i autobusave ? Po rruga Shkodër – Milot ?Fushat sportive ku janë? Rrugët e qytetit të gjitha janë te asfaltuara?
Ura dhe parku i Bexhistenit ende presin radhën, ndërsa vitet kalojnë dhe premtimet riciklohen.
Duket se në Shkodër projektet ndërtohen shumë shpejt në 3D, por në terren kanë një problem të madh,nuk po gjejnë dot rrugën drejt realizimit!
Shkodrës nuk i duhen më fotografi 3D, por punë 100% reale.
Mjaft me makete për fushatë! Shkodranët meritojnë llogaridhënie, jo premtime të përsëritura!






