Ballina Politike PD ndez garën për Shkodrën, 6 emra në listën e kandidatëve të...

PD ndez garën për Shkodrën, 6 emra në listën e kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet lokale të 9 Majit!

Partia Demokratike ka nisur procesin e mbledhjes së propozimeve nga degët lokale për kandidatët që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet vendore të 9 majit. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon të hënën e ardhshme, ndërsa gara brenda strukturave të partisë ka nisur të marrë formë edhe në Shkodër.

Deri më tani, në listën e emrave që përfliten si kandidatë të mundshëm për të garuar në këtë proces në Shkodër sipas burimeve të newspower.al, janë deputetët Bardh Spahia, Kliti Hoti dhe Greta Bardeli, si dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike, Ardit Çylybyli.

Pjesë e emrave të përmendur janë gjithashtu Tedi Kopliku dhe Aleksandër Marleci, të cilët mund të jenë në garë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Megjithatë, këto janë kandidatura të përmendura deri në këtë fazë të procesit dhe lista përfundimtare pritet të qartësohet pas përfundimit të afatit të propozimeve dhe vendimmarrjes brenda strukturave të Partisë Demokratike.

Procesi pritet të përcaktojë figurat që do të përballen në garën elektorale për drejtimin e pushtetit vendor në zgjedhjet e 9 majit./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks