Ballina Politike Ramës i ikin numrat! Përjashtimi i Spiropalit e zbret PS-në në 81...

Ramës i ikin numrat! Përjashtimi i Spiropalit e zbret PS-në në 81 deputetë, 3 votat e Tom Doshit bëhen kyçe në Kuvend!

Përplasja brenda Partisë Socialiste dhe perjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së sjellin një ndryshim të rëndësishëm në balancat politike në Kuvend.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste siguroi 83 mandate. Por largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar e kishte ulur numrin e socialistëve në 82. Tashmë, me përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, PS zbret në 81 deputetë.

Ky zhvillim sipas newspower.al e vendos kryeministrin Edi Rama përballë një realiteti të ri parlamentar. Për vendimmarrjet që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, socialistët nuk mund të mbështeten vetëm te numrat e tyre. Në këto kushte, tre votat e Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi, marrin një peshë të veçantë. Mbështetja e tre deputetëve të PSD-së do të ishte vendimtare për arritjen e kuotës prej 84 votash.

Pra, një konflikt brenda radhëve të socialistëve tashmë reflektohet drejtpërdrejt në llogaritë parlamentare të mazhorancës. Nga 83 mandate në zgjedhje, në 81 deputetë në grupin parlamentar: Edi Rama tashmë duhet të llogarisë edhe tri votat e Tom Doshit për vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks