Ballina Politike “Edhe 100 kallëzime të bëjnë në SPAK, s’e kam problem”/ Spiropali: Kur...

“Edhe 100 kallëzime të bëjnë në SPAK, s’e kam problem”/ Spiropali: Kur kam nisur këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. Nuk më shantazhojnë dot!

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali foli edhe për regjistrimin e kallëzimit penal nga SPAK për familjarët e saj. Gjatë konferencës për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali tha se për të nuk ka asnjë shqetësim, ndërsa shtoi se nuk është e shantazhushme dhe se do të vijojë të jetë përballë.

Jo një kallëzim, por të vihen në rresht dhe të bëjnë 10 kallëzime, nuk kam pikën e problemit. Kur kam nisur këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. 10 kallëzime të bëjnë, sa të duan. Mos e përfshini SPAK-un. Nuk kam asgjë për të fshehur. Jam aty përballë, nuk jam e shantazhueshme, s’më bëjë dot asnjë shantazh. Një kallëzim anonim. Le të bëjnë 10-100, jam krenare për familjen time.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks