Ballina Politike “Bashkia Shkodër do t’u kthehet qytetarëve më 9 maj”/ PD takime në...

“Bashkia Shkodër do t’u kthehet qytetarëve më 9 maj”/ PD takime në Rrethina dhe Rajonin 5

{"source_type":"hypic","tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"capability_extra_v2":{},"capability_key":[],"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","template_id":"","filter_id":[]}","data":{"imageEffectId":"","infoStickerId":"","product":"hypic","pictureId":"980C551E-52ED-4680-BBC3-61A424FE9DBE","os":"ios","appversion":"10.1.0","playId":"","enter_from":"enter_launch","stickerId":"","filterId":"","activityName":""}}

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një sërë takimesh me strukturat e partisë në terren, në kuadër të organizimit dhe përgatitjeve për sfidat politike që e presin PD-në në prag të zgjedhjeve për Bashkinë Shkodër më 9 maj.

Takimet janë zhvilluar në Njësinë Administrative Rrethina dhe në Rajonin Nr. 5, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë propozimet për kandidatët e ardhshëm për Bashkinë Shkodër, organizimi dhe pjesëmarrja në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, si dhe forcimi i strukturave dhe angazhimi i tyre në terren.

Gjatë bashkëbisedimeve, Çylybyli ka theksuar rëndësinë e rolit të çdo anëtari të Partisë Demokratike, duke nënvizuar se strukturat duhet të jenë të pranishme në çdo njësi dhe lagje të qytetit, në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së qytetarëve në këtë proces, me synimin për të zgjeruar mbështetjen dhe për të ndërtuar një angazhim të përbashkët në prag të zgjedhjeve të 9 majit.

Në këto takime është përcjellë mesazhi se Shkodra ka nevojë për një bashki pranë qytetarëve, që i dëgjon, i përfaqëson dhe punon për interesat e tyre.

“Bashkia Shkodër do t’u kthehet qytetarëve më 9 maj”, është mesazhi politik i përcjellë nga kreu i PD-së Shkodër, i cili ka theksuar gjithashtu se Shkodra meriton një drejtim që njeh qytetin, problematikat dhe nevojat e banorëve të tij.

Me besim, përkushtim dhe mobilizim të strukturave, Partia Demokratike në Shkodër synon të intensifikojë takimet me qytetarët dhe përgatitjet për sfidat politike që e presin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks