Ballina Kronike Zbulohen mbi 2 mijë bimë kanabisi, në pranga dy shtetas në Shkodër,...

Zbulohen mbi 2 mijë bimë kanabisi, në pranga dy shtetas në Shkodër, procedohet kryeplaku

Screenshot

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Territor i Pastër”, duke goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.

Gjatë kontrolleve në fshatin Ndrejaj, njësia administrative Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër zbuluan 768 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në flagrancë u arrestua 53-vjeçari Pllumb Mollzati, i cili u kap në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Në afërsi të banesës së tij u sekuestruan gjithashtu 80 kubikë të dyshuar me fidanë cannabis sativa.

Ndërkohë, në fshatin Vukël të njësisë administrative Kelmend, efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe konstatuan 1.250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në afërsi të parcelës u arrestua në flagrancë Ardjan Çekaj, 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po ashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Vukël, K. B., 65 vjeç.

Në total, gjatë operacionit u asgjësuan me anë të djegies 2.098 bimë dhe fidanë kanabisi.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks