Nga Bardh Spahia
Edi Rama ka dalë sërish në Financial Times, këtë herë jo për të përfaqësuar qytetarët, por nga paniku, me një fjalor banal e turpërues.
Të ofendosh me ‘f..k you’ dhe ‘s’i rr…t kujt’ në mediat ndërkombëtare nuk është gjuhë e një kryeministri por e një halabaku banal të kapur mat, në panik total dhe të pafuqishëm përballë të vërtetave.
Ai ankohet se po e quajnë ‘Godfather’. E vërteta është se ai nuk është thjesht një i dyshuar por në fakt padrinoja i vërtetë i çdo vjedhjeje dhe i çdo paraje të pisët që ka zënë për fyti ekonominë shqiptare.
Është ai kanabizuesi i Shqipërisë në mandatin e tij të parë dhe më pas deri sot, arkitekti i padiskutueshëm që i dha hapësirë dhe mbështetje mafies shqiptare të kthehet në një nga më të fuqishmet në botë, nga e cila merr dhe mbështetje sa herë ka zgjedhje.
Është po ky Padrino që thotë se firmos ‘fap e fap e fap’ për vjedhjet e parave publike me koncesione e tendera, duke kriminalizuar çdo qelizë të shoqërisë sonë.
Mos e harroni kurrë hipokrizinë e tij të pështirë! I njëjti njeri që dilte në CNN duke i rënë gjoksit e duke thënë për Donald Trump: ‘Mos e dhëntë Zoti të zgjidhet President!’, sot bën servilin më të mjerë vetëm e vetëm për të blerë mbrojtje politike, por qëllimisht anashkalon faktin që shqiptarët nuk po protestojnë kundër investimeve të huaja dhe aq më pak ndaj Trump, por kundër kryehajdutit autokrat që qëndron në krye të korrupsionit që ka mbytur Shqipërinë.
Shqipëria nuk mund të jetë lavatriçja e tij e pisët dhe as parajsa për të shpëtuar lëkurën e vet.
Nuk mund të pranojmë më të na drejtojë gjuha e ulët e një rrugaçi hajdut dhe vizioni shkatërrues i një mafiozi në formim dhe mentalitet.
Koha e tij ka mbaruar!






