
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për daljen jashtë funksionit të skanerit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke theksuar se situata po krijon vështirësi të mëdha për pacientët që kanë nevojë për ekzaminime diagnostikuese.
Statusi plote:
SKANERI JASHTË FUNKSIONIT. PACIENTËT NË HALL.
Prej disa ditësh skaneri në Spitalin Rajonal të Shkodrës është jashtë funksionit, duke lënë qindra pacientë pa një shërbim jetik diagnostikues. Raportime të fundit tregojnë se pacientët po detyrohen të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera ose të paguajnë shuma të mëdha në privat.
Kjo është e papranueshme.
I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve përgjegjës të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin në punë të skanerit dhe të garantojnë që Shkodra të mos mbetet pa këtë shërbim thelbësor.





