Vllaznia ka zhvilluar sot ndeshjen e saj të parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Slloveni, duke u përballur me skuadrën e NK Olimpija Ljubljana, një prej ekipeve më të forta të futbollit slloven.
Takimi u shfrytëzua nga stafi teknik kryesisht për të testuar gjendjen e ekipit, për të integruar afrimet e reja dhe për t’u dhënë minuta aktivizimi disa futbollistëve të ardhur nga akademia kuqeblu.
Ndeshja u mbyll me fitoren 4-0 të ekipit vendas, ndërsa trajnerët patën mundësinë të vlerësojnë nga afër formën fizike dhe potencialin e grupit në këtë fazë të përgatitjeve verore.
Vllaznia do të vijojë programin e saj stërvitor në Slloveni, ndërsa miqësorja e radhës do të luhet ndaj NK Rudeš. Ky takim pritet të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të skuadrës në prag të angazhimeve në UEFA Conference League.






