Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet vendore do të ketë një skuadër të re organizative. Arben Ahmetaj nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi. Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. E ndërsa Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.
Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”, tha Rama.
Zgjedhja e kandidatëve për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2023, duket se do të jetë sërish ekskluzivitet i vetë Ramës, apo propozim i drejtuesve të qarqeve, çdo mënyrë tjetër është përjashtuar. Ndalur këtu, ai nuk ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarin politik, Sali Berisha që tha se kandidati do dalë nga një garë e brendshme brenda partisë. Sapo u pyet “nëse do ketë primare”, Rama u përgjigj shumë shpejt “Jo, faleminderit”.