Pasdreken e ketij 27 shtatori Edi Rama pas mbledhjes se kryesise se partise socialiste, zyrtarizoi emrat qe do te drejtojne politikisht qarqet kryesore te Shqiperise per zgjedhjet vendore te 2023. Nje prej qarqeve qe pritej me interes ishte padiskutim Shkodra, nje bastion i te djathtes qe ne keto 30 vite nuk eshte fituar asnjehere nga socialistet raporton newspower.al. Edona Bilali ministrja e shtetit per sipermarrjen u largua nga drejtimi politik i Shkodres fiks 1 vit pasi mori kete detyre. Ishte shtatori 2021 kur mori postin dhe shtatori 2022 shenoi largimin e saj pasi mbi supe kishte deshtimin ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 Marsit te ketij viti dhe konfliktet e vazhdueshme brenda selise roze. Ajo nuk arriti per asnje çast ti jape kesaj dege imazhin qe duhej dhe kete e deshmoi situatat qe e ndoqen njera pas tjetres raporton newspower.al. Deputetja qe Edi Ramen e quante “Zeus” dhe elozhet per kryeministrin nuk i kurseu, u zevendesua nga nje tjeter figure  politike ne PS, kete here me me shume kontribute, por qe nuk le pas nga glorifikimet, Elisa Spiropali e “Skenderbeut”. Ajo do te jete drejtuese politike e qarkut Shkoder per zgjedhjet vendore te 2023, nje beteje qe parashikohet te mos jete e lehte per mazhorancen, pasi kete here perballe ka edhe opoziten. Spiropali vjen ne Shkoder ne nje terren te minosur ku i nevojitet bashkepunimi me te gjithe, perfshire edhe aleatin Tom Doshi. Por sa do t’ja arrije njeriu qe eshte e afert me ish eksponent te PS qe me Doshin i kane patur marredheniet e ngrira, kjo mbetet per tu pare raporton newspower.al. 2023 eshte nje tjeter sfide per te majtit qe kete here duhet te luftojne edhe per uleset ne keshillin bashkiak pasi nuk garojne me te vetem dhe nuk kane asgje te sigurte! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu