Ballina Aktualitet Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre, mbështetja deri...

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre, mbështetja deri në 75% më shumë

Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra. Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë.

“Me kënaqësi do doja të ndaja sot dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre. Është një vendim që garanton një skemë më të drejtë të shpërblimeve për sportet me disa disiplina dhe se do të ketë efekt nga muaji prill 2026. Rritet në 75% masa e shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% e masës së shpërblimit për trajnerët e sportisteve elitarë. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ishte 3500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon 5000 lekë në ditë.Kemi një rritje deri në 65% për stile të veçanta dhe kemi rritje deri në 100% për rezultatin përfundimtar. Kjo është në ato raste kur kemi gara apo sporte që kanë edhe stile të veçanta. Në total shpërblimi mund të shkojë në rast se del në rezultatet më të larta sipas skemës deri në 230%. Ka një rritje deri në 200% ose trefishim për disa kategori rezultatesh në kampionate evropiane. Ka një rritje mesatare në 50 deri në 100% në përgjithësi për të gjitha rezultat e tjera. Ka një rritje 100% ose dyfishim për kategori lojërash olimpike dhe kampionate botërore me rritje për gara mesdhetare dhe ato ballkanike”, tha ministri Blendi Gonxhja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks