Ballina Kronike Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës, policia...

Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës, policia arreston 51-vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth ndaluan shtetasin G. Q., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. L., 38 vjeç, dhe T. H., 58 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 55 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Mjedë, se shtetasi M. P. i ka marrë kartën e identitetit duke e mashtruar dhe e ka përdorur atë, për të marrë kredi në një institucion financiar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 37-vjeçare, banuese në Shkodër.

Shërbimet e PKK Muriqan kapën shtetasin në kërkim K. A., 33 vjeç, i cili dyshohet si autori i vjedhjes së një shume parash në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të hetohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks