Ballina Kronike Në kërkim nga Mali i Zi për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në...

Në kërkim nga Mali i Zi për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

Finalizohet operacioni i koduar “Zogaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet malazeze, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:

-A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks