đŸȘ”đŸ”„Masat e marra pĂ«r furnizimin e popullsisĂ« me dru zjarri, parandalimi i prerjes sĂ« paligjshme dhe dĂ«mtimi i pyjeve .
Sot një takim në nivel qarku, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësuesve të sektorëve vendorë përgjegjës për pyjet, Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

🌳đŸȘ“Theksova nĂ« takim detyrimin qĂ« kanĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar rigorozisht legjislacionin nĂ« fuqi, lidhur me hartimin dhe miratimin e Planeve tĂ« MbarĂ«shtimit tĂ« Ekonomive Pyjore, tĂ« vlefshme pĂ«r 10-vjet, qĂ« janĂ« dokumentat bazĂ« pĂ«r qeverisjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve.

🌳🌳Gjithashtu, njĂ« detyrim tjetĂ«r qĂ« kanĂ« bashkitĂ« Ă«shtĂ« hartimi i planeve operacionale vjetore, tĂ« cilat garantojnĂ« planifikimin e punimeve, zbatimin, kontrollin apo monitorimin e planeve tĂ« mbarĂ«shtimit tĂ« fondit pyjor, publik apo privat, brenda territorit tĂ« tyre administrativ.

🌳đŸȘ”NjĂ« zgjidhje e qĂ«ndrueshme afatmesme e afatgjatĂ«, sĂ« pari do tĂ« garantonte kapacitete mĂ« tĂ« mĂ«dha grumbulluese pĂ«r sigurimin e druve pĂ«r zjarr, si dhe do tĂ« stabilizonte tendencĂ«n nĂ« rritje tĂ« çmimit e druve, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shqetĂ«sim i drejtĂ« i qytetarĂ«ve.

✅DakortĂ«suam qĂ« sĂ« shpejti, tĂ« organizohet njĂ« takim nĂ« MinistrinĂ« e Mjedisit dhe tĂ« Turizmit, nĂ« prani tĂ« specialistĂ«ve tĂ« ministrisĂ« dhe specialistĂ«ve tĂ« bashkive, me qĂ«llim analizĂ«n e aspekteve tĂ« nevojshme pĂ«r njĂ« amendim ligjor. NdĂ«rhyrjet e propozuara do tĂ« rrisin mundĂ«sinĂ« e furnizimit, do zgjerojnĂ« mundĂ«sinĂ« e konkurrencĂ«s dhe do tĂ« ndikojnĂ« nĂ« stabilizimin e çmimit tĂ« shitjes sĂ« druve tĂ« zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu