Ballina Aktualitet 80 vite nga Kryengritja e Postribës, Çylybyli: Të kujtojmë sakrificën dhe të...

80 vite nga Kryengritja e Postribës, Çylybyli: Të kujtojmë sakrificën dhe të mbrojmë demokracinë

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka ftuar demokratët, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që më 9 shtator, ora 09:30, të bëhen pjesë e ceremonisë përkujtimore në Postribë, në 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës.

Në mesazhin e tij, Çylybyli e cilëson këtë ngjarje si një nga aktet e para të qëndresës antikomuniste në Shqipëri, duke theksuar se 9 shtatori nuk është thjesht një datë në kalendar, por një ditë që sjell në kujtesë sakrificën e burrave dhe grave që u ngritën kundër diktaturës.

“80 vite më pas, mesazhi i Postribës mbetet i gjallë: liria nuk falet, demokracia nuk merret si e mirëqenë dhe e vërteta nuk duhet harruar”, shprehet kreu i PD Shkodër.

Çylybyli u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm për të nderuar heronjtë e Postribës, për të respektuar sakrificat e tyre dhe për t’ua përcjellë brezave kujtesën e kësaj dite të rëndësishme të historisë shqiptare.

Ceremonia përkujtimore zhvillohet më 9 shtator, në orën 09:30, në Postribë.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës!
Rroftë liria dhe demokracia!

#Postriba1946 #80Vite #Kujtesë #Demokraci #Liri #PDShkodër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks