Ballina Kronike Policia finalizon operacionin “Flagranca” në Malësi të Madhe / Zbulohen 306 rrënjë...

Policia finalizon operacionin “Flagranca” në Malësi të Madhe / Zbulohen 306 rrënjë kanabis në Ivanaj, arrestohen 2 persona

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “Flagranca”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj.

Kapën në flagrancë në parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasit  Nikoll Zabelaj, 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe Kin Plepi, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks