Ballina Kronike Shkodër/ Sekuestrohen 77 kg kanabis dhe armë, arrestohen dy vëllezër, në kërkim...

Shkodër/ Sekuestrohen 77 kg kanabis dhe armë, arrestohen dy vëllezër, në kërkim 24-vjeçari

Screenshot

DVP Shkodër/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Polinomi 2”.

Sekuestrohen rreth 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme që i shërbenin veprimtarisë kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre, të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal që u godit gjatë operacionit “Polinomi”, i zhvilluar disa ditë më parë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gjovalin Sheja 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe Kujtim Sheja, 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi Kristjan Sheja, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).

Vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks