Një 58-vjeçar është dëmtuar paraditen e sotme në fshatin Toplanë, në Vaun e Dejës, pas një rrëzimi aksidental në ambientet e jashtme të banesës së tij.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30, ndërsa i dëmtuari, me inicialet P. G., ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti.






