Kreu i Partisë Demokratike, Dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me Kryesinë dhe kryetarët e grupseksioneve, në kuadër të organizimit dhe mobilizimit të strukturave për protestën kombëtare që do të mbahet ditën e shtunë, më 7, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë takimit është diskutuar mbi koordinimin e strukturave, angazhimin e demokratëve dhe informimin e qytetarëve për pjesëmarrjen në protestë.
Në fokus kanë qenë edhe kërkesat politike të protestës, si largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeverie teknike, lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Përmes këtij takimi, PD Shkodër synon të intensifikojë angazhimin e strukturave në terren dhe të sigurojë pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e paralajmëruar në kryeqytet.
Në fund të mesazhit të tij, Ardit Çylybyli përcjell edhe thirrjen për mobilizim: “Të gjithë në Tiranë!”






