Ballina Politike Nga negociatat me BE, zgjedhjet 2027 dhe protestat, PS mbledh Asamblenë më...

Nga negociatat me BE, zgjedhjet 2027 dhe protestat, PS mbledh Asamblenë më 14 nëntor. Çfarë pritet të ndodhë …

Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare.  Ngjarja vjen në një moment kur zhvillimet politike kanë qënë të shumta. Së fundmi, Shqipëria mori në dorë progresraportin e Komisionit Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin dhe udhërrëfyesin.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS, është akuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli, se ka urdhëruar transferimin e tij në burgun e Fierit. Sipas Veliajt, përmes Toni Gogut, i janë dërguar kërkesa për të pranuar përfshirjen në protesta, dorëheqje nga bashkia dhe përfaqësimi prej Plarent Ndrecës. Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky zhvillim pasoi edhe miratimin e reformës territoriale sipas hartës së propozuar nga socialistët, me 46 bashki (15 bashki u reduktuan).

Gjithashtu, prej tetorit, protestuesit vijuan me tubime që u përshkallëzuan në akte dhune duke djegur institucione, banka e biznese. Këto veprime sollën përplasje të forta me protestuesit dhe policinë, arrestime e deri në miratimin e aktit normativ për tubimet. Nga kjo asamble Rama pritet të preke të gjitha ceshtjet, por edhe të bëjë lëvizjet e radhës, nga ndryshimet në qeveri tek ato të drejtuesve politik në disa qarqe bëjnë me dije burimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks