Ballina Aktualitet Policët shqiptarë në mision në Firence, forcohet bashkëpunimi Shqipëri–Itali për sigurinë gjatë...

Policët shqiptarë në mision në Firence, forcohet bashkëpunimi Shqipëri–Itali për sigurinë gjatë sezonit veror

{"source_type":"hypic","data":{"filterId":"","appversion":"8.9.0","activityName":"","enter_from":"enter_launch","product":"hypic","imageEffectId":"","playId":"","pictureId":"DE113114-9F02-4C71-BEFC-47F93405744E","infoStickerId":"","stickerId":"","os":"ios"},"tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6","template_id":"","capability_key":[],"capability_extra_v2":{},"filter_id":[]}"}

Dy punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar po kryejnë shërbim në qytetin e Firences, në Itali, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.

Efektivët shqiptarë janë pritur nga Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, i cili u ka uruar mirëseardhjen dhe punë të mbarë në këtë mision të përbashkët. Prej disa ditësh, ata po patrullojnë së bashku me kolegët e Policisë Italiane në qendrën historike të Firences, në linjat e tramvajit dhe në shërbimet e rendit publik që zhvillohen në qytet.

Prania e policëve shqiptarë në Itali vlerësohet si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane të sigurisë. Ky partneritet synon rritjen e standardeve të sigurisë publike, si dhe forcimin e masave parandaluese në zonat me fluks të lartë turistësh gjatë muajve të verës.

Nisma është pjesë e një marrëveshjeje të përhershme mes dy vendeve, e cila prej vitesh mundëson zhvillimin e patrullimeve dhe shërbimeve të përbashkëta policore në Shqipëri dhe Itali. Bashkëpunimi synon garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe reagimin e koordinuar ndaj çdo situate që mund të cenojë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks