Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se atë që nuk e arrijnë dot ata që janë deputetë brenda do at kompensojë populli jashtë para parlamentit.
Gjatë një konference për media Meta u shpreh se nuk do ti lënë asnjë minutë Ramës dhe bandës së tij.
Ilir Meta: Nuk do ti lëmë asnjë minutë kohë Ramës dhe bandës së tij. Do ët zbresim në çdo shesh beteje jo vetëm në kuvend. Sot ju dëkoj deputetëve të jenë më aktiv se ç’kanë qenë sepse sot përfaqësojnë 1 nga ata 4 a 5 mandate me vota gjaku dhe sakrificash. Partia patronazhiste gjithë betejën e kishte me votat e LSI-së. Atë që nuk e arrijnë dot ata që janë deputetë brenda do ta kompensojë populli jashtë para parlamentit që të çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion që synon të shpëtojë shtetin nga kjo kapje dhe popullin nga shtypja.