Ballina Aktualitet Bilanci i dëmeve nga moti i keq, Karakaçi: Bllokim rrugësh dhe linja...

Bilanci i dëmeve nga moti i keq, Karakaçi: Bllokim rrugësh dhe linja energjie jashtë funksionit. 5 avionë nuk ulen dot në Rinas

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përditësoi situatën e krijuar nga moti i keq në vend.

Sipas të dhënave, të bëra publike nga ministri Enea Karakaçi në 14 akse rrugore ka rënie gurësh dhe inertesh, ndërsa 52 fidera janë jashtë pune, duke shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit.

Në aeroportin e Rinasit janë regjistruar vështirësi me uljen e avionëve. Referuar Ministrisë së Infrastrukturës, pesë avionë janë detyruar të devijojnë në aeroporte alternative sepse nuk kanë mundur dot të ulen në Tiranë.

Ndërkohë, për shkak të reshjeve të shiut në Portin e Durrësit është ndërprerë përkohësisht shkarkimi i një pjese të mallrave.

Postimi i plotë i Enea Karakaçit:

RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ

Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë:

– Bogë–Theth

– B.Curri–Valbonë

– Ura e Bujanit–Qafë Morinë

– Sopot–Kërnajë

– Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj

– B.Curri–Fierzë

– Sopot–Kam

– Dushaj–Lekbibaj

– Kukës–Bushtricë

– Krumë–Qafë Prush

– Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë

– Kukës–Shishtavec

– Rrëshen–Shpal–Qafë Bene

– Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

* Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës,  Lushnjës, Bajram Curri.

* Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.

* Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.

LINJAT E TRANSMETIMIT

* Sistemi i transmetimit është në operim normal.

* Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.

KASKADA E DRINIT

* Prurjet natyrore në kaskadë janë:

– HEC Fierzë           250 m³/s

– HEC Koman          800 m³/s

– HEC Vau i Dejës     50 m³/s

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM

* Situata në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.

* Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

PORTI

* Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht.

* Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

AEROPORTI NËNË TEREZA

* Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aerodromin e Tiranës.

* Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.

* Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks