Ballina Aktualitet Panairi i Punës në Vau Dejës, të rinjtë përballë ofertave të reja...

Panairi i Punës në Vau Dejës, të rinjtë përballë ofertave të reja të punësimit. Me 14 Tetor Këshilli i Qarkut Shkodër organizon aktivitetin e rëndësishëm!

Këshilli i Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Bashkinë Vau Dejës, organizon Panairin e Punës dhe Karrierës, një aktivitet që synon të krijojë ura të drejtpërdrejta mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Nëpërmjet një ftese publike, kreu i Qarkut Shkodër fton të rinjtë dhe të rejat, por edhe të gjithë qytetarët që janë në kërkim të një mundësie të re punësimi apo zhvillimi profesional, të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Panairi do t’u japë mundësi pjesëmarrësve të takojnë drejtpërdrejt punëdhënës të ndryshëm, të njihen me oferta konkrete punësimi, si dhe të krijojnë kontakte të vlefshme për të ardhmen e tyre profesionale.

Aktiviteti do të zhvillohet më 14 tetor, në orën 11:00, në pedonalen në qendër të Bashkisë Vau Dejës. Organizatorët e cilësojnë këtë panair si një mundësi të rëndësishme veçanërisht për të rinjtë, të cilët mund të informohen mbi tregun e punës dhe të ndërmarrin hapa të rinj në ndërtimin e karrierës së tyre.

“Ejani, njihuni me mundësitë që ju ofrohen dhe bëni hapin e radhës drejt karrierës suaj!” – thuhet në ftesën e kreut të Qarkut Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks