Ballina Aktualitet Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defektet prekin disa...

Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defektet prekin disa linja

Prej mbrëmjes së kaluar, qyteti i Pukës dhe disa zona përreth kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e defekteve në rrjetin e transmetimit. Jashtë funksionit është linja 35 kV që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Ky është rasti i dytë brenda një jave që kjo linjë pëson defekt.

Probleme ka edhe në linjën rezervë të emergjencës Koman-Pukë. Sipas informacioneve paraprake, shkak për dëmtimin e disa linjave elektrike janë bërë erërat e forta dhe reshjet intensive të shiut. Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur qyteti i Pukës, si dhe fshatrat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks