Qeveria prezanton paketën antikrizë
Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme dhe jo e përkohshme në 1 – 2 -3 muaj, tha Rama duke shpjeguar “se e kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparishikueshme dhe angazhimi ynë është që tu japim njerëzve tanë një mbështetjet afatmesme”
Për herë të parë do të riindeksohen pensionet e llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6 % duke u nisur nga indeksimi I mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor I këtij viti.
Për personat me aftësi të kufizuar. Indeksim me 7.5%
-Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike
-Do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë
– Do të rrisim pagat për administratën që nuk janë prekur prej shumë kohësh
– Do rrisim pagat për policinë e shtetit dhe të burgjeve, të cilët nuk kanë pasur rritje page prej shumë kohësh
– Paga minimale rritet nga 32 në 34 mijë lekë
– Rrisim financimin për mbështetjen e naftës për fermerët
– Rrisim financimin për mbështetjen për TVSh e peshkimit
– Rrisim financimin për mbështetjen për mosprekjen e biletës së transportit.