Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, është nderuar me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj nismave të shoqatës.
Në një reagim pas marrjes së këtij vlerësimi, Ndou shprehet se titulli përbën një nderim të veçantë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi për të vijuar punën në mbështetje të komunitetit dhe të vlerave kulturore e historike të trevës.
Statusi i plote:
Një nderim i veçantë që më mbush me mirënjohje dhe përgjegjësi!
Sot pranova me kënaqësi titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, një vlerësim që e çmoj thellësisht jo vetëm si drejtues i Këshillit të Qarkut Shkodër, por edhe si një bashkëpunëtor dhe mbështetës i nismave të kësaj shoqate. Dukagjini dhe Shkodra mbajnë në gjirin e tyre një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbrojtja dhe promovimi i së cilës është detyrë e secilit prej nesh. Bashkëpunimi dhe mbështetja për shoqatat që ruajnë gjallë frymën e atdhedashurisë dhe vlerave tona kombëtare do të jetë gjithmonë në fokusin tim. Falënderoj përzemërsisht Kryesinë e Shoqatës “Dukagjini” për këtë besim dhe vlerësim. Ky titull është një shtysë e fortë për të vazhduar punën me përkushtim në shërbim të komunitetit dhe brezave që vijnë!






