Napoli, Tottenham e Atletico Madrid triumfuan në Champions League, me italianët që morën skenën pasi mposhtën me rezultatin 4-1 Liverpoolin, finalist i sezonit të shkuar.

Napoli e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duek shënuar që në minutën e pestë me Zielinski me penallti. Osimhen po me 11-metërsh kishte mundësinë të realizonte, por nuk ia doli.

Gjithsesi skenën e mori Anguissa, i cili ndëshkoi anglezët për të dytën herë. Napoli nuk u ndal dhe e mbylli pjesën e parë me një tjetër gol, me autor Simeonen.

3-0 dhe pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë, fillimisht me Zielinskin që realizoi golin e katërt për Napolin dhe më pas Luis Diaz shënoi golin e nderit për Liverpool.

Tottenham e nisi me këmbën e mbarë, pasi mposhti me rezultatin 2-0 francezët e Marseille. Londinezët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe në pjesën e dytë shënuan dy herë me Richarlison.

Fitore edhe për Club Brugge, që falë golit të Sylla likuidoi me rezultatin 1-0 Bayer Leverkusen. Dramë në Madrid, ku Griezmann bëri heroin dhe i dha fitoren Atletico Madrid kundër Porto me rezultatin 2-1.

Interi nuk ka arritur të marrë pikë në San Siro ndaj Bayern Munich.

Gjermanët arritën të shënonin golin e parë në minutën e 25-të me anë të Sanë, ku sulmuesi gjerman mori një top perfekt nga Kimmich.

Pjesa e parë pati pak raste, por topi u qarkullua mirë nga Bayern. Në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta histori. Bayern Munich shënoi golin e dytë në minutën e 66-të pas një autogoli nga D’Ambrosio.

Inter tentoi pak me Dzeko dhe Correa por nuk arritën të vendosnin në vështirësi Neuer.

Barcelona nga ana tjetër e ka patur tepër të thjeshtë ndaj Plzen duke fituar me rezultatin 5-1. Serinë e golave e hapi Kessie pas një goli me kokë në minutën e 13-të.

Më pas ishte Leëandoski i cili shënoi një tregolësh, minutat 34, 48 (P1) dhe 67-të. Autor i këtij rezultati të thellë ishte dhe Ferran Torres. Plzen arriti të shënonte golin e vetëm në minutën e 44-të të pjesës së parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu