
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga vizita e tij në Shkodër.
Balla ka publikuar fillimisht një foto ku shfaqet duke konsumuar kafenë tradicionale të shoqëruar me llokum, ne mjediset e Grand Hotel Europa, duke shkruar:
“Vetëm në Shkodër ta shërbejnë kafen me llokum🙏”.
Por vizita në Shkodër i ka rezervuar edhe një tjetër surprizë. Balla ka ndarë një fotografi me tenorin e njohur shqiptar Ramë Lahaj, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Çfarë surprize në Shkodër sot të gjeja tenorin i madh Ramë Lahaj🦅🇦🇱”.
Dy postimet përcjellin momente të veçanta nga qëndrimi i Ballës në Shkodër, duke nisur nga mikpritja tradicionale shkodrane e deri te takimi me një prej emrave të njohur të skenës operistike shqiptare.





