Ballina Kulture Mbyllet me sukses Panairi i Librit “libri të Ban të Lirë”/ Ndahen...

Mbyllet me sukses Panairi i Librit “libri të Ban të Lirë”/ Ndahen çmimet e edicionit të dytë, 20 shtëpi botuese prezantuan mbi 1000 tituj librash në Shkodër

Pas tre ditësh të mbushura me aktivitete kulturore, takime me autorë dhe promovime botimesh të reja, ka ulur siparin edicioni i dytë i Panairit të Librit “Ban të Lire”, i cili këtë vit mblodhi rreth 20 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe trojet shqiptare. Panairi solli për lexuesit mbi 1000 tituj librash të zhanreve të ndryshme, duke u kthyer në një pikëtakim të rëndësishëm për autorët, botuesit dhe dashamirësit e librit. Gjatë ditëve të aktivitetit, vizitorët patën mundësinë të njiheshin me botimet më të fundit, të merrnin pjesë në diskutime letrare dhe të takonin nga afër autorë të njohur. Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë edhe katër çmime, që vlerësuan kontributet më të spikatura në letërsi, studime dhe përkthim.

Çmimi për “Romanin më të Mirë” iu akordua shkrimtarit Ridvan Dibra për veprën “Triumfi i Gjergj Elez Alisë”.

Çmimi për “Studimin më të Mirë” shkoi për historianin Romeo Gurakuqi me librin “Shqipëria në Luftën e Madhe”.

Në kategorinë “Përkthimi më i Mirë”, u vlerësua Durim Taçi për përkthimin e veprës “Portokall me Kurdisje”.

Ndërsa çmimi i Mirënjohjes iu dha Luçia Zorbës për librin “Veç drita s’paska mbarim”.

Organizatorët e konsideruan të suksesshëm edicionin e dytë të panairit, duke theksuar se interesimi i publikut dhe pjesëmarrja e gjerë e shtëpive botuese dëshmojnë rëndësinë që libri dhe leximi vazhdojnë të kenë në jetën kulturore të qytetit të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks