Ballina Kulture “Kur fjala bëhet flamur” / Mbrëmje poetike në prag të festave të...

“Kur fjala bëhet flamur” / Mbrëmje poetike në prag të festave të Nëntorit nga shkolla 9-vjeçare ‘Skenderbej’

Me vargje kushtuar flamurit, atdheut dhe historisë së Shqipërisë, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Skënderbej” sollën një atmosferë festive në hollin e Teatrit “Migjeni”. “Kur fjala bëhet flamur” ishte titulli i kësaj mbrëmjeje poetike, e organizuar në kuadër të festave të Nëntorit, ku fjala artistike u kthye në një homazh për figurat historike, sakrificat dhe dashurinë për vendin.

Përmes interpretimit të poezive dhe programit artistik, nxënësit përcollën mesazhe patriotike, duke dëshmuar se tradita, historia dhe ndjenja kombëtare vazhdojnë të jetojnë edhe përmes brezave të rinj. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe përcjelljes së tyre te brezat e ardhshëm.

Përmes këtij aktiviteti, shkolla “Skënderbej” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të brezave të rinj me dashurinë për atdheun, ruajtjen e vlerave kombëtare dhe përcjelljen e traditave nga brezi në brez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks