Deputeti Kliti Hoti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Shkodër, duke denoncuar radhët e gjata dhe pritjet me orë të tëra me të cilat përballen qytetarët për të marrë shërbimet.
Statusi plote:
Kam ditë që marr mesazhe dhe video nga qytetarët e Shkodrës për radhët e pafundme në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pritje me orë të tëra për një shërbim që duhet të ofrohet me normalitet. Qytetarët meritojnë respekt dhe një administratë që u shërben, jo që i lë në radhë. ASHK duhet të japë llogari për këtë situatë dhe të marrë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund këtij kaosi.






