Ballina Kulture “Katër Stinët” e Vivaldit magjepsën publikun në Qendrën Rinore ARKA në Shkodër

“Katër Stinët” e Vivaldit magjepsën publikun në Qendrën Rinore ARKA në Shkodër

Shkodra mirëpriti një koncert të veçantë kushtuar kryeveprës së Antonio Vivaldit, “Katër Stinët”, në interpretimin e Ansamblit të Harqeve “Harmonia Albanica”. I konceptuar si një bashkëudhëtim mes muzikës dhe letërsisë, koncerti u pasurua me leximin e soneteve që frymëzuan kompozitorin italian në krijimin e kësaj vepre monumentale, duke i ofruar publikut një përjetim të plotë artistik.

Koncerti në qëndrën rinore Arka erdhi nën udhëheqjen artistike të Dritan Mlikës, me dirigjente Kristi Ndoja. Si soliste u ngjitën në skenë violinistet Esmeralda Kyçyku, Elena Lamnica, Dea Nicaj dhe profesor Lorenc Radovani.

Koncerti u shndërrua në një udhëtim përmes katër stinëve të Vivaldit, duke përcjellë emocione, elegancë dhe bukurinë e muzikës së klasike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks