Ballina Politike Rama prezanton “PasqyraAlbania”: Halli i qytetarëve nuk humb në sirtaret e burokracisë

Rama prezanton “PasqyraAlbania”: Halli i qytetarëve nuk humb në sirtaret e burokracisë

Kryeministri Edi Rama prezantoi PasqyraAlbania, një pasqyrë e re ku administrata do të shohë vetveten dhe as halli i qytetarit nuk do të humbasë më në sirtarët e saj, as shkaktarët e vonesave nuk do të fshihen dot më pas murit të burokracisë.

Rama tha se çdo ankesë do ndiqet me transparencë nga qytetarët, të cilët do e gjurmojnë hap pas hapi problemin e tij.

“Për të adresuar një çështje kyçe, që është humbja e ankesës në oqeanin e burokracisë dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh që transformojnë marrëdhënien duke e vendosur shtetin në sytë e qytetarit. Do ta kthejmë çdo hall, çdo ankesë, në pako DHL dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës që ku ndodhet. Kjo, nga një anë do i japë mundësi çdo qytetari të shohë statusin e pakos së vet dhe administratës të shohë në kohë reale ku ngec çdo ankesë. Dhënia e përgjigjes në kohë është një detyrim që duhet ta mbajmë parësor në këtë marrëdhënie, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks