Ballina Politike Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli zhvillon takim me strukturat e Rajonit...

Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli zhvillon takim me strukturat e Rajonit Nr. 3 në Shkodër, në fokus organizimi dhe foltorja e Sali Berishës

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave të Rajonit Nr. 3, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë problematikat organizative, forcimi i anëtarësisë dhe angazhimi në terren.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Çylybyli bën me dije se gjatë takimit është diskutuar për nevojën e ripërtëritjes së seksioneve, rritjen e angazhimit të demokratëve dhe forcimin e komunikimit me qytetarët.

Statusi plote: 

Sot, së bashku me një pjesë të strukturave të Rajonit Nr. 3, zhvilluam një takim ku diskutuam hapur problematikat, shqetësimet dhe sfidat që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Në fokus të diskutimit ishte nevoja për ripërtëritjen e seksioneve, daljen në terren, forcimin e anëtarësisë dhe rritjen e angazhimit të çdo anëtari të Partisë Demokratike. Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe organizimi i foltores të Kryetarit të PDSh z. Sali Berisha gjatë muajit tetor në Shkodër, si një mundësi për të dëgjuar qytetarët, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar komunikimin me ta.

Besoj se forca e një partie qëndron te njerëzit e saj, te bashkimi, te përgjegjësia dhe te gatishmëria për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë. Strukturat duhet të jenë aktive, të hapura dhe të lidhura ngushtë me komunitetin, duke dëgjuar çdo shqetësim dhe duke punuar për zgjidhje konkrete.

Rruga përpara kërkon bashkim, angazhim dhe besim te njëri-tjetri. Çdo demokrat ka një rol të rëndësishëm, çdo qytetar meriton të dëgjohet dhe çdo strukturë duhet të jetë e pranishme aty ku njerëzit kanë nevojë.

Me energji të reja, me përgjegjësi dhe me vendosmërinë për të ecur përpara së bashku, le ta kthejmë angazhimin tonë në veprim dhe besimin në përgjegjësi!

Së bashku me qytetarët, pranë njerëzve dhe në shërbim të komunitetit!

#PartiaDemokratike #Shkodër #BashkëPërpara #Angazhim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks