Ballina Aktualitet Ish-drejtori i Burgjeve dyshohet se takoi personazh të krimit/ Lala: Çfarë kërkonte...

Ish-drejtori i Burgjeve dyshohet se takoi personazh të krimit/ Lala: Çfarë kërkonte Adriatik Kupi në burgun e Reçit?

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publik një pretendim lidhur me një vizitë të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, në burgun e Reçit në Shkodër.

Sipas gazetares, Kupi është paraqitur gjatë ditës së sotme në këtë institucion penitenciar, ku dyshohet se ka takuar një personazh të njohur të botës së krimit. Lala ka bërë të ditur se për këtë çështje i ka drejtuar një kërkesë zyrtare për informacion Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodos, duke kërkuar sqarime mbi rrethanat dhe qëllimin e vizitës së pretenduar.

Deri në këto momente, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një reagim zyrtar për pretendimin e bërë publik nga gazetarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks