Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër Ardit Çylybyli i shoqeruar nga deputeti Bardh Spahia, zhvilloi një takim me banorët e Anës së Malit, ku u diskutua mbi shqetësimet dhe problematikat e përditshme të komunitetit, si dhe mbi forcimin dhe ripërtëritjen e strukturave të PD-së në Shkodër.
Gjatë takimit, ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të punës së vazhdueshme për adresimin e problematikave lokale.
Statusi i plote:
📍Në Anën e Malit, me banorët e kësaj zone, ku biseduam për shqetësimet e përditshme, për problematikat që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje, por edhe për rrugën e ripërtëritjes dhe forcimit të Partisë Demokratike në Shkodër.
Besimi ndërtohet duke qenë pranë njerëzve, duke i dëgjuar dhe duke bashkëpunuar me ta. Ky është një proces që kërkon përkushtim, komunikim dhe mbi të gjitha, punë të vazhdueshme. Faleminderit banorëve të Anës së Malit për mikpritjen, bisedën dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi. E shfrytëzova këtë takim gjithashtu për ti ftuar të gjithë nesër, në Tiranë, në protestën kombëtare kundër reformës territoriale. Çdo ndryshim i hartës administrative duhet të nisë nga interesi i qytetarëve, nga nevoja për shërbime më të mira dhe nga respektimi i zërit të komuniteteve. Qëllimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij kriminale është ai i kapjes së të gjitha pushteteve, nënshtrimit më tej të bashkive, për manovrat e tij politike. Këtë gjë duhet ta refuzojmë me forcë✌🏻






