Ballina Aktualitet Vau Dejës: Këshilli Bashkiak miraton në parim reformën territoriale, Bushati propozohet qytet

Vau Dejës: Këshilli Bashkiak miraton në parim reformën territoriale, Bushati propozohet qytet

Screenshot

Këshilli bashkiak Vau Dejës ka miratuar në parim projektvendimi për reformën e re territoriale, me 18 vota pro. Teksa falënderoi anëtarët e këshillit që mbështetën projektvendimin, kryetari I këshillit bashkiak vau dejës Ervis Shima, vlerësoi edhe votën e 4 anëtarëve të opozitës, të cilët, sipas tij, treguan përgjegjshmëri duke lënë mënjanë ndasitë politike dhe duke votuar në funksion të interesit të komunitetit.
Ndryshimi i vetëm që sjell kjo reformë lidhet me Bushatin, i cili propozohet të marrë statusin e qytetit. Sipas projektvendimit, nuk do të ketë ndryshime në kufijtë territorialë të njësive vendore.
Bushati plotëson kriteret për të marrë statusin e qytetit, duke u mbështetur edhe në treguesit demografikë, institucionalë dhe ekonomikë. Zona ka rreth 24 mijë banorë, 14 institucione arsimore dhe 12 qendra shëndetësore.Në këtë zonë ndodhen edhe landfilli i Bushatit dhe 352 njësi biznesi, tregues që, sipas projektvendimit, plotësojnë kriteret për marrjen e statusit të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks