Gjykata Penale ka lënë në qeli Eraldo Fizin i cili akuzohet se për shkak të dhunës ka shtyrë drejt vetëvrasjes ish bashkëshorten e tij Xhuana Nikolli.
Para togave të zeza, Fizi ka shprehur pendesë, teksa ka deklaruar se është i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Jam i penduar. U vetëdorëzova vetë, jam gati t’i përgjigjem drejtësisë për çfarë kam bërë”






